Celibashi: Ka vetëm një PD dhe në fletën e votimit do jetë emri i Lulzim Bashës!

Politike

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka sqaruar mbrëmjen e sotme se emri i vetëm që do të shënohet në fletën e votimit, krah simbolit të PD, do të jetë ai i Lulzim Bashës. Ky i fundit njihet në regjistrin e partive politike si kryetar me letra i PD.


 

I ftuar në emisionin “Opinion”, ai sqaroi vendimin e tij për të mos pranuar kërkesën e grupimit Alibeaj për të regjistruar PD-në në zgjedhjet e 14 Majit. Megjithatë ekziston një mundësi që ky vendim të kthehet në KAS ose në Kolegj Zgjedhor.

Blendi Fevziu: Nëse KAS ose Kolegji Zgjedhor i jep të drejtë, domethënë përfaqësimit të zotit Alibeaj që të regjistrohet në zgjedhje. Në fletë do shënohet, PS, Edi Rama. PL, Ilir Meta. Partia Demokratike, kush emër do shënohet?

Ilirjan Celibashi: Ja më thoni ju kush emër do shënohet?

Blendi Fevziu: Lulzim Basha? Si do shkojnë shqiptarët të votojnë, PD, Lulzim Basha? Pra edhe po u regjistrua Alibeaj, emri do mbetet Lulzim Basha?

Ilirjan Celibashi: Kush mund të ishte emri tjetër që do të shënohej në fletën e votimit përbri Partisë Demokratike?

Blendi Fevziu: Po si, Lulzim Basha nuk është në zgjedhje?

Ilirjan Celibashi: Ka vetëm një Parti Demokratike. Përpara KQZ-së, të drejtën për të paraqitur kërkesa, përfshirë dhe kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor e ka zoti Lulzim Basha.

Blendi Fevziu: Por, në Mars të vitit 2021 ai ka dhënë dorëheqjen, ai nuk do të jetë më kryetar, ju doni ta mbani me zor…

Ilirjan Celibashi: Kjo bazohet në dokumente, i vetmi dokument është ai i lëshuar nga Regjistri i Partive Politike, tej këtij dokumenti çdo shprehje tjetër e ligjërimeve nuk është e ligjshme, duhet gjithmonë aspekti dokumentar i faktit. Pala e interesuar në procesin e regjistrimit e përfaqësuar nga zoti Indrit Sefa, ka paraqitur vërtetimin e Gjykatës së Tiranës ku kryetar i PD është Basha dhe ka një autorizim nga Basha, për të kryer veprimet e nevojshme.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?