artia Demokratike, me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn, ka ankimuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e sotëm të komisionerit Ilirjan Celibashi.
Ky i fundit vendosi sot që të mos e regjistrojë këtë forcë politike në zgjedhje, duke qenë se nuk ka një firmë të kryetarit Lulzim Basha në deklaratën solemne për marrjen e përgjegjësive.
Përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa i është drejtuar me një vendim KAS, duke mos humbur kohë, vetëm dy orë pas vendimit të komisionerit Celibashi. Ai kërkon që së pari, vendimi i marrë sot nga kreu i KQZ të shfuqizohet dhe së dyti, PD të regjistrohet për lokalet e 14 majit.