Ministri i Vuçiçit: Takimi në Ohër s’është Dita D për Serbinë, por biseda të vështira na presin

Rajoni

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksnadar Vuçiç në Ohër nuk do të jetë Dita D, raporton RTS.

Mediat serbe raportojnë se 18 marsi, kur u paralajmërua një takim i nivelit të lartë në Ohër, mund të jetë Dita D në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk ka Ditë D, por ka shumë ditë të vështira dhe shumë biseda komplekse, negociata, diplomaci, mbrojtje të interesave shtetërore dhe kombëtare”, tha Vuçeviq.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?