Berisha nga Elbasani thirrje për 14 majin: Mbështesni Luçiano Boçin

Aktualitet

Nga Elbasani, në këtë ditë festive, Sali Berisha ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Luçiano Boçin për kryetar bashkie.

 

Berisha tha se 14 maji do të ndjekë një ndryshim të thellë dhe qytetarët e Elbasanit do të mbështesin me besim të madh Boçin.

“Natyra fillon e ndërron kostumin e saj, moti vjen tjetër.


14 maji do të ndjekë një ndryshim të thellë dhe qytetarët e Elbasanit do të mbështesin me besim të madh, një intelektual të shquar, një qytetar shembullor, por edhe një politikan të mirënjohur, Luçiano Boçin për qytetar të parë të qytetit.

Edhe njëherë, urimet më të përzemërta për këtë festë, Hirushen e festave tona, siç e ka quajtur Faik Konica”, u shpreh ai.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?