Arrestohet 80-vjeçari në Mat, i dënuar më parë për vrasje

Aktualitet

Një 80-vjeçar ka rënë në prangat e policis, pasi ka kërcënuar me jetë një person pas sherrit për tokën.

Bëhet dije se në pranga ka rënë Ibrahim Lika, 80 vjeç, banues në Burrel ( i dënuar më parë për vrasje).

Shërbimet e Policisë  gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, tre krehra, 82 fishek dhe dy granata që 80-vjeçari i mbante pa leje dhe kërcënonte me jetë shtetasin K.K.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, morën njoftim se në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, Lika i dënuar më parë për vrasje , po konfliktohej për motive pronësie  dhe po kërcënonte me jetë shtetasin K.K.

Njoftimi i policisë Mat:

Mat/

Falë ndërhyrjes së Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Kanosi me jetë për motive pronësie një shtetas dhe mbante armë zjarri, municion luftarak e granta, vihet në pranga  nga policia.

I arrestuari, i dënuar më parë për vrasje.

Shërbimet e Policisë  sekuestruan një armë zjarri automatik, 3 krehëra me 82 fishekë dhe dy granata dore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, morën njoftim se në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, shtetasi I.L., i dënuar më parë për vrasje , po konfliktohej për motive pronësie  dhe po kërcënonte me jetë shtetasin K.K.


 

Gjithashtu Policia  mori informacion se shtetasi që e kërcënonte dyshohet se mbante armë zjarri.

Menjëherë shërbimet e Policisë    organizuan punën dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme  parandaluan përshkallëzimin e  mëtejshëm të konfliktit dhe vunë në pranga  shtetasin I.L., 80 vjeç, banues në Burrel ( i dënuar më parë për vrasje).

Shërbimet e Policisë  gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, tre krehra, 82 fishek dhe dy granata që 80-vjeçari i mbante pa leje dhe kërcënonte me jetë shtetasin K.K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?