Lideri çeçen: Ushtria jonë do të ndihmojë Rusinë të luftojë deri në fund të fitores

Bota

Udhëheqësi çeçen pro-Kremlinit, Ramzan Kadyrov ka përsëritur se luftëtarët çeçenë në Ukrainë do ta ndihmojnë Moskën “të luftojë deri në arritjen e fitores”.Gjatë një vizite sot në Kremlin Kadyrov i raportoi Putinit se “ne në Republikë (Çeçeni) po ecim shumë mirë, falë jush”.

“Luftëtarët e Republikës Çeçene po shërbejnë me sukses në zonën e operacionit special ushtarak, ne po përmbushim të gjitha urdhrat tuaja dhe synojmë të veprojmë deri në fund. Banorët e rajonit mbështesin plotësisht operacionin ushtarak special dhe e konsiderojnë të nevojshëm arritjen e qëllimeve dhe objektivave të tij”, ka thënë lideri çeçen.

Kadyrov është akuzuar nga vëzhgues ndërkombëtarë dhe të pavarur për shkelje të rënda të të  drejtave të njeriut në territorin e tij dhe më gjerë.  Ai drejton forca të konsiderueshme paraushtarake që, ndonëse formalisht janë pjesë e strukturave ruse të sigurisë, kanë besnikëri personale ndaj tij.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?