Reperi i njohur Costa Titch emri i vërtetë i të cilit është Konstantinos Tsobanoglu, ka rënë në skenë dhe ka humbur ndjenjat. Më pas muzikanti i ri u transferua në spital dhe ngjarja e pakëndshme shqetësoi publikun e gjerë.
Videoja tregon reperin duke u penguar në skenë dhe duke u larguar nga turma para se të përfundonte këngën. Publiku i cili mendonte se skena që po ndodhte ishte pjesë e performancës po vazhdonte duartroktijet. Ndërsa duartrokiteshin, ai mezi qëndronte në këmbë dhe thjesht u rrëzua. Turma vazhdoi të duartrokiste, ndërsa sigurimi dhe anëtarë të tjerë të ekipit nxituan në ndihmë të tij.
“Vdekja na ka trokitur tragjikisht në derën tonë, duke na marrë djalin, vëllanë dhe nipin tonë të dashur. Është me dhimbje të thellë që ne duhet të pranojmë vdekjen e tij në këtë kohë. Si familje po përballemi me një kohë të vështirë ndërsa përpiqemi të kuptojmë se çfarë na ka ndodhur dhe kërkojmë që të na jepni kohë dhe hapësirë për t’u bashkuar”, ka thënë familja e reperit, shkruan Daily Mail.