Dy vëllezër kapen me 16 kilogram kokainë në Itali

Aktualitet

Dy vëllezër shqiptarë janë kapur me një sasi të konsiderueshme kokaine të fshehur në një famulli në Seveso të Italisë.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se vëllezërit shqiptarë të moshës 43 dhe 47-vjeç kishin fshehur 16 kilogram kokainë dhe 21,400 euro, nën tokë, pa dijeninë e komunitetit fetar të zonës.

Policia monitoroi zonën pas sekuestrimit të zonës dhe arriti të identifikonte një prej shqiptarëve, i cili kur vuri re se kokaina mungonte u largua i alarmuar.

Megjithatë të dy vëllezërit ranë në prangat e policisë, njëri në aeroportin e Sevesos dhe tjetri në Malpensa, në tentativë për t’u larguar nga Italia.

Nëse do të hidhej në treg, droga do të sillte më shumë se gjysmë milionë euro fitime.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?