Breshëri kallashnikovi në lokalin në Don Bosko, vdes banakierja plagosen 4 të tjerë

Aktualitet

Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur dhe një grua ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, pas të shtënave me armë në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Burime për mediat bëjnë me dije se në spitalin e Traumës kanë mbërritur pesë persona, njëri prej të cilëve ka ndëruar jetë.

Mësohet se viktimë ka mbetur banakierja e lokalit, ndërsa të plagosur kanë mbetur 4 persona mes tyre edhe një fëmijë.

 


Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, pritet konfirmimi i tyre. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar detajet e kësaj ngjarjeje.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?