Ndihmës Sekretarja e SHBA për Çështjet Konsullore, Rena Bitter takohet me ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

Aktualitet

Ndihmës Sekretarja e SHBA për Çështjet Konsullore, Rena Bitter është takuar sot në Tiranë me ministren e Jashtme Olta Xhaçka. Lajmin e bën me dije selia diplomatike në Tiranë dhe ndan foto nga takimi.

Bitter ka shprehur mirënjohjen në emër të SHBA për bujarinë e Shqipërisë në mikpritjen dhe mbrojtjen e afganëve dhe konfirmoi partneritetin e fortë mes dy vendeve.

“Ndihmës Sekretarja e SHBA për Çështjet Konsullore, Rena Bitter, u takua sot në Tiranë me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka për të diskutuar forcimin e lidhjeve dypalëshe mes vendeve tona.

Ndihmës Sekretarja Bitter shprehu mirënjohjen në emër të qeverisë së SHBA për bujarinë e Shqipërisë në mikpritjen dhe mbrojtjen e afganëve dhe pohoi sërish partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?