Gjergj Gjata, Kandidat i Partisë Demokratike për Kryetar Bashkie në Bashkinë e Korçës

Politike
Dr. Gjergji Gjata ka lindur në Korçë, më 15 mars 1971. Pas përfundimit të Shkollës së Mesme në Korçë, ndoqi studimet e larta në degën Mjekësi pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës të cilat i finalizoi në vitin 1994. Më pas kreu specializmin në fushën “Obstetrikë – Gjinekologji” nga viti 1996 deri në vitin 1999. Karrierën profesionale e filloi në vitin 2000 si mjek “Obsteter – Gjinekolog” në shërbimin e obstetrisë – gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku vazhdon të shërbejë aktualisht.
Është anëtar i Kryesisë së Shoqatës Shqiptare të “Obstetrikë – Gjinekologjise” që prej themelimit të saj. Në periudhat kohore 2005-2009 dhe 2011-2013 është angazhuar si Drejtues i Shërbimit “Obstetrike-Gjinekologji” dhe si Nëndrejtor Teknik i Spitalit Rajonal të Korcës në vitet 2012-2013. Prej vitit 2000 deri në vitin 2021 ka shërbyer si Pedagog i jashtëm në Degën Infermieri e Përgjithshme pranë Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë. Në vitin 2013 ka mbrojtur titullin “Doktor i Shkencave” në lëndën klinike pranë Universitetin të Mjekësisë Tiranë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike me temën “Ndikimi i infeksioneve të grupuara në TORCH, në shtatzani dhe tek i porsalinduri”.
Gjatë karrierës së tij ka kryer një sërë trajnimesh brenda dhe jashtë vendit, të vlerësuara me çertifikata, mes të cilave mund të përmendim:
1. Kurs 2 mujor për “Ekografi” te organizuar nga Fakulteti i Mjekësisë Tiranë, Qershor – Korrik 2000;
2. Specializim për “Kolposkopi” pranë Spitalit Universitar obst-gjinekologjik Koço Glozheni Tiranë, Korrik 2002;
3. Specializim për “Endoskopi dhe Laparoskopi” pranë Institutit Europian të Telesurgerisë (European Institute of Telesurgery) në Strazburg, Francë, Qershor 2007;

4. Specializim për “Endoskopi e Hystereskopi” pranë Spitalit Universitar “Erciyes” Universiteti në Kaiseri, Turqi, Qershor 2008;
5. Trajnim “The International Academy of Human Reproduction” ne Berlin, Gjermani, Mars 2015;
6. Trajnim “1st World Congress European Society of Aesthetic in Gynecology” në Romë, Itali, Prill 2016;
7. Trajnim “2nd World Congress European Society of Aesthetic Gynecology” në Madrid, Spanjë, Maj 2017;
8. Trajnim “Birth, Clinical challenges in Labor and Delivery” në Venecia, Itali, Nëntor 2018.
Dr.Gjergji Gjata ështe autor dhe bashkëautor i disa punimeve shkencore, pjesëmarrës aktiv në aktivitete shkencore të fushës brenda dhe jashtë vendit.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Në primaret e Grupit të Rithemelimit të PD në 4 dhjetor 2022 për zgjedhjen e kandidatëve për 61 bashki në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, Gjergji Gjata dhe Ledina Alolli garuan për qytetin e Korçës. Ish-deputetja demokrate në vitet 2009-2013 fitoi me 628 vota ndaj mjekut Gjata, që mori 426 vota. Më herët, Alolli humbi ndaj Devis Osmanit në prill 2022 në procesin për ristrukturimin e PD.
12 kandidatët e Alibeajt të konfirmuar për “14 majin”
Deri tani, PD zyrtare e Enkelejd Alibeajt ka konfirmuar 12 emra me të cilët do të garojë për postin e kryebashkiakut në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ata janë: Dritan Sula në Dimal, Agron Kapllanaj në Mallakastër, Sabah Sheta në Krujë, Florian Qama në Poliçan, Bilbil Bajraktari në Kamëz, Naim Gazidede në Dibër, Sandër Marku në Lezhë, Ilirjan Koxhaj në Kuçovë, Klomentina Drini në Vaun e Dejës, Pranvera Rizai në Patos, Eriselda Zotaj (Çelaj) në Fier dhe Gjergji Gjata në Korçë. Dilemë mbetet Tirana, Durrësi, Shkodra, Vlora dhe Elbasani.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?