Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka firmosur ditën e sotme vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi.
Pritet që zgjedhjet të mbahen më 14 Maj dhe jo më 18 qershor ashtu si dhe ishte parashikuar më herët.
“Unë po nënshkruaj vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 14 maj që duhej të mbaheshin më 18 qershor 2023, me autorizimin e dhënë nga neni 116 i Kushtetutës sonë.
Sipas vendimit, të dielën e parë pas 2 muajsh, kombi ynë do të shkojë në zgjedhje për të zgjedhur presidentin dhe deputetët”, theksoi Erdogan.
“Shpresoj që vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të jetë i dobishëm për vendin tonë, kombin tonë dhe partitë tona politike. Siç dihet tashmë e kemi ndarë me publikun vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 14 maj”, vijoi presidenti turk.