Enkelejd Alibeaj pranon kandidaturën e Igli Carës

Politike

Enkelejd Alibeaj është shprehur se PD do të pranojë edhe kandidatët e propozuar nga Sali Berisha për lokalet e 14 Majit. Ai mori shembull kandidimin e ish-deputetit Igli Cara në Durrës, një figurë e vlerësuar në politikë dhe komunitetit.


I ftuar në emisionin “Open”, Alibeaj tha se ata kanë nevojë jo vetëm për “çdo pjesë brenda PD”, por edhe për qytetarë që nuk janë angazhuar në politikë.

Rakipllari: Do dalësh krah Berishës për t’i prezantuar kandidatët?

Alibeaj: Kemi nevojë jo vetëm për çdo pjesë të mundshme brenda partisë dhe opozitës, por edhe qytetarëve që nuk janë të angazhuar në politikë dhe askush nuk duhet të ketë luksin, duhet të pranojë çdo ofertë të sinqertë për të bashkuar njerëzit. Kemi rastin e Igi Carës në Durrës.

Alibeaj: I kam bërë thirrje publikisht Igli Carës dje, sepse e njoh Iglin për kohësh. Për hir të bashkimit të demokratëve por edhe qytetarëve të tjerë të Durrësit, Po je kandidat i PD dhe jo vetëm fjala ime, por të gjitha ata njerëz të kryesisë së PD, ata njerëz që ta votonin dhe ti shkonin nga prapa.

Lubonja: Ca përgjigje të dha?

Alibeaj: Jam në pritje

Rakipllari: Nëse ai nuk pranon në siglën e PD do nxjerrësh kandidat në Durrës apo jo?

Alibeaj: Po do nxjerr kandidat

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?