Aktualitet

Policia dhe BKH, rrethon vilën e Arben Ahmetaj që gjendet tek Gjiri Lalzit.

Burime për Alfapress.al bëjnë me dije se Policia dhe BKH, ka rrethuar vilën e Arben Ahmetaj që gjendet tek Gjiri Lalzit.

Nuk dihet ende nëse Forcat blu gjendet aty për kontroll apo kanë ndonjë urdhër arresti.

Vila me vlerë 1 milion euro, dyshohet se është produkt i aferës së Inceneratorëve dhe është paguar nga Klodian Zoto në emër të bashkëjetueses së Ahmetajt.

Kujtojmë se sot kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratave të mëhershme të ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, se ai duhet të bëjë kryeministrin, jo gjykatësin.

‘Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të kisha bërë gjykatësin”, tha Rama gjatë një komunikimi për gazetarët në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?