Rrok Dodaj: Koha dhe misioni më ngarkon me përgjegjësinë, se do të jem përkrah jush në të gjitha sfidat

Aktualitet

Kandidati për kreun e bashkisë Pukë, Rrok Dodaj, me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ka përcjellë një mesaz urimi për nënat, motrat dhe bijat e Pukës, përmes së cilit nënvizon rolin e pazëvëndësueshëm të tyre në proceset e zhvillimit ekonomik e kulturor të trevës.

Dodaj, gjithashtu shprehet se mirënjohjen dhe përulësinë ndaj tyre duhet t’a shprehim jo vetëm  sot, por çdo ditë të vitit, si dhe duhet të kujtohemi dhe të reflektojmë me përulësi para sakrificave të tyre dhe të shprehim krenarinë e përjetshme për atë çka ata përfaqësojnë!

Urimi i plotë: 

Shumë të nderuara bashkëqytetare të Pukës!

Me respektin më të madh ua uroj nga thellësia e zemrës 8 Marsin-Ditën ndërkombëtare të gruas, këtë ditë të apelimit të mbrojtjes të vlerave unikale tuajat!

Uroj që kjo ditë t’ju gjej juve dhe familjet tuaja të lumtura, të gëzuara dhe të respektuara, plot harmoni dhe vullnet për një jetë akoma më të mirë dhe më të begatë!

8 Marsi/ Kandidati për kreun e bashkisë Pukë, Rrok Dodaj uron bashkëqytetaret: Koha dhe misioni më ngarkon me përgjegjësinë, se do të jem përkrah jush në të gjitha sfidat dhe synimet tuaja për një të ardhme më të mirë, më të lumtu

Ju të nderuara motra dhe nëna na bëni krenarë me vlerat tuaja të dëshmuara për çdo ditë në zhvillimin e familjes dhe për përkushtimin e angazhimin tuaj, që krahas obligimeve familjare, të kontribuoni edhe në të gjitha fushat tjera të jetës dhe punës.

Jo vetëm  sot, por çdo ditë të vitit duhet të kujtohemi dhe të reflektojmë me përulësi para sakrificave tuaja dhe dhe të shprehim krenarinë e përjetshme për atë çka përfaqësoni!

Nuk ka asnjë dyshim se roli i gruas është i pazëvendësueshëm në proceset e zhvillimit ekonomik e kulturor të trevës sonë dhe për këtë shpreh mirënjohjen time më të madhe për të gjitha ato gra dhe vajza që kanë dhënë kontributet e tyre në fushat e dijes, administratës, institucioneve të ndryshme, ndërmarrjeve private dhe shtetërore, etj.

Koha dhe misioni më ngarkon me përgjegjësinë, se do të jem përkrah jush në të gjitha sfidat dhe synimet tuaja për një të ardhme më të mirë, më të lumtur e më të begatë!

Prandaj, edhe njëherë ju uroj përzemërsisht ditën tuaj të veçantë e domethënëse, 8 Marsin! /infopressalbania/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?