Kryeministri i vendit Edi Rama ka uruar mëngjesin e sotëm të gjitha nënat, gratë dhe vajzat për festën e 8 Marsit. Rama shkruan se këtë vit, nënat e papuna me tre ose më shumë fëmijë do të kenë sigurimet e paguara nga shteti.
“Mirëmëngjes! Gëzuar “8 Marsin” me risinë që këtë vit e në vijim nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë, sigurimet shoqërore e shëndetësore u paguhen nga shteti pas Këshillimit Kombëtar, ku shumica dhanë pëlqimin e tyre për këtë risi”, shkruan Rama në Facebook.
Total 0 Votes
0
0