Juventus ka fituar një pikë në mbrojtjen kundër Federatës Italiane të Futbollit, pasi këta të fundit që në bazë të drejtësisë sportive i hoqën 15 pikë nga renditja e Serie A.
Bardhezinjve mund t’u rikthehen pikët, nga një dokument që ka kërkuar gjykata, por “zonjës së vjetër” i duhet të provojë gjithçka në Apel. Kanë qenë avokatët mbrojtës që kanë arritur të provojnë shkelje në procesin gjyqësor.
Vendimi ka dalë sot nga Gjykata Administrative e Lazios, e cila ka bërë të ditur se në aktet e procesit duhet përfshirë edhe një dokument që përmban kërkesën e organit të konkurrencës (Covisoc) nga lindi hetimi, ndaj prokurorisë sportive rreth penalizimit apo jo të mundshëm të bardhezinjve dhe klubeve të tjera të bazuar mbi rregulloret në fuqi.