Lideri i opozitës turke, Kemal Kilicdaroglu do të jetë rivali i presidentit aktual turk, Recep Tayyip Erdogan, në zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 maj.
Koalicioni opozitar, i përbërë nga gjashtë parti, e zgjodhi atë si kandidat për president. 74 vjeçari është kryetar i partisë së dytë më të madhe në shtetin turk.
Ai shpreson që ta largojë Erdoganin nga posti i presidentit pas më shumë se dy dekadash në pushtet.
“Qëllimi ynë më i madh është ta çojmë Turqinë drejt ditëve të begata, paqësore dhe të gëzueshme,” tha 74 vjecari para mijëra mbështetësve.
Vendi po shkon drejt zgjedhjeve presidenciale dhe të përgjithshme më 14 maj, të cilat mund ta zhvendosin Turqinë drejt një kursi më demokratik ose të zgjasin sundimin gjithnjë e më autoritar të Erdoganit .
Zgjedhjet janë më të vështirat e Erdoganit gjatë sundimit të tij 20-vjeçar dhe vijnë në mes të trazirave ekonomike dhe kritikave ndaj reagimit të qeverisë ndaj tërmeti shkatërrues muajin e kaluar.
Presidenti ka patur rënie të mbështetjes popullore, edhe para tërmeteve shkatërruese, pasi vendi po përballet me kosto të lartë të jetesës dhe inflacioni ka arritur deri në 85 për qind. Megjithatë, javën e kaluar, sondazhet thanë se partia e tij, AKP ka arritur të rifitojë shumicën e mbështetjes.