Belind Këlliçi: Janë mijëra familje të cilat nuk kanë një çerdhe, kopësht apo shkollë për fëmijët në lagjen ku jetojnë.

Aktualitet Politike

Belind Këlliçi, ka bere sot denoncimin e radhes ne vazhden e denoncimeve ndaj bashkise se Tiranes dhe kryetarit te saj.

Postimi i plote:

Janë mijëra familje të cilat nuk kanë një çerdhe, kopësht apo shkollë për fëmijët në lagjen ku jetojnë. Harxhojnë orë të tëra çdo ditë për të çuar e marrë fëmijët në shkolla që janë kilometra larg.
Kryebashkiaku e ka braktisur Tiranën dhe nuk pyet për këto halle të përditshme të qytetarëve. Ai ka mbledhur mbi 41 milionë euro taksa për arsimin të cilat do kishin mjaftuar për ta ndërtuar një shkollë të re në këtë zonë të Tiranës.
Unë propozoj për të ardhmen një model krejt ndryshe të qeverisjes që i dëgjon qytetarët. Një qeverisje që përpiqet të krijojë kushte të denja jete duke ndërtuar çerdhe, kopshte e shkolla të reja atje ku ata kanë nevojë. Ju ftoj të jepni komentet tuaja për këtë problem që prek shumë lagje të Tiranës!
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?