Arrestohet 37 vjeçari shqiptar në Itali me 220 kg KOKAINË të pastër

Bota

Një 37 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Veneto, pasi po transportonte 220 kg kokainë të pastër me një furgon. Nëse do të shitej në treg, kokaina e sekuestruar, sipas autoriteteve italiane, do të kapte vlerën e 15 milionë eurove.

Karabinierët dyshuan pasi mjeti po lëvizte me shpejtësi të lartë.  Policia ka nisur operacionin e ndalimit të automjetit që u arrit në afërsi të daljes së autostradës Verona Est e Sommacampagna. Pas kontrollit, në brendësi të furgonit u gjetën 220 kg kokainë e ndarë në 200 pako.


“Kjo është kjo sasia më e madhe e kokainës e kapur deri më sot në territorin veronez”, informon Guardia di Finanza Italiane. Shtetasi shqiptar është arrestuar dhe pritet që në ditët në vijim të njihet me masën e sigurisë ndaj tij.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?