Xhelal Mziu dhe Bledion Nallbati i bashkohen Alibeajt

Politike

Gjykata e Apelit vendosi më 3 Mars që të dërgonte për rigjykim çështjen e vulës dhe logos së PD, duke njohur legjitimitetin e lidershipit të Enkelejd Alibeaj, derisa Shkalla e Parë të shprehet me një vendim tjetër.

Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat nga selia blu këtë të hënë dhe është shprehur se baza e partisë është më e bashkuar dhe me një gjallëri të paparë pas vendimit të tre ditëve më parë.

Mirëpo, duket se në fakt në PD po ndodh e kundërta. Deputetët që ju bashkuan atij muaj më parë, sot po marrin pjesë në mbledhjen e Kryesisë së kësaj force politike, nën drejtimin e Enkelejd Alibeaj.

Xhelal Mziu, i shfaqur në fillim në krah të Lulzim Bashës e më pas për muaj me radhë me Sali Berishën, këtë të hënë është parë në ambientet e një hoteli privat në Tiranë ku do të mbahet pas pak mbledhje e Kryesisë së PD dhe më pas e Kolegjit të Kryetarëve.

Por, Xhelal Mziu nuk është i vetmi. Në këtë mbledhje është parë dhe deputeti i Korçës Bledion Nallbati. Edhe ky i fundit ka pasur pothuajse të njëjtën linjë me Mziun, por pas 3 Marsit ka vendosur t’i bashkohet grupimit legjitim në PD, atij të drejtuar nga Alibeaj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?