
“Mua nuk më rezulton që do të ketë parti që nuk do të hyjnë në zgjedhje, do të hyjnë si çeço, në zgjedhje nuk hyn për njërin apo tjetrin, por për qytetarët. Do të ishte një mrekulli që ne të ishim sot si Danimarka. Dhe ne do të duhet të ndjekum rregullat korrektë për të arritur këtë. Por unë po e them përsëri që nuk komnetoj problemet e brendshme të një partie.”, u shpreh Rama.
Ndërkohë në fjalën e saj kryeministrja daneze Mette Frederiksen, tha se gjatë takimit me Ramën kanë folur për tema të ndryshme, si dhe po punojnë në disa fusha, si arkitektura dhe rindërtimi. Mes të tjerash Frederiksen u shpreh se Shqipëria është një aleate e besueshme për Danimarkën.
Mette Frederiksen: Kemi diskutuar tema të ndryshme, kemi tema të luftës në Ukrainë, duam të ndërtojmë një partneritet të fortë mes Danimarkës dhe Shqipërisë. Janë disa fusha ku po punojmë së bashku, arkitektura dhe rindërtimi. Çështja e Shqipërisë dhe BE nuk lidhet me uljen e pritshmërive, por kur je pjesë e familjes evropiane konsiderohesh pjesë e saj në të gjitha fushat. Përsa i përket turizmit, mund të bashkëpunojmë që më shumë danezë të vijnë në Shqipëri.
Edi Rama: Ajo autostrada kryesore është ajo e Brukselit. Rruga tjetër që është ajo e mbështetjes së këtij procesi, është ajo e bashkëpunimeve bilaterale. Danimarka është sot një nga vendet më të admiruara dhe të admirueshme, për shkak të dijes. Ne e kemi rrugën e hapur pranë qeverisë daneze për të kërkuar ndihmë dhe mbështetje teknike. Me kryeministren kemi folur dhe sesi mund të ndihmohet universiteti, të rinjtë këtu, bashkitë dhe qeveria qëndrore përmes agjencive të planifikimit urban.