Fatmir Seremeti është shqiptari me aftësi ndryshe, i cili ka arritur rekorde botërore në sportin e goalball.
Në një lidhje me Skype nga Suedia për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se në moshën 12-13-vjeçare u diagnostifikua me glaukomën në sy dhe aty gjithë jeta e tij ndryshoi. Fatmiri ra në depresion dhe nuk donte të jetonte, derisa e thirrën të bëhej pjesë e këtij sporti.
Ai ka theksuar se të mos ishte goalball nuk do të ishte gjallë sot, pasi ai e bëri një individ të suksesshëm dhe të pavarur ndonëse pa sy.
Po mos të ishte sporti nuk besoj se unë do të isha gjallë. Unë hyra aq shumë në depresion, saqë kisha aq shumë mendime të këqija, sa nuk doja të jetoja më tepër. Nuk e mendoja dot si të jetoja një jetë të pavarur pa sy dmth. Por sporti më tregoi një rrugë tjetër, një mundësi si unë të bëhesha një individ i suksesshëm dhe i pavarur prej të tjerëve edhe pa sy.
Edhe atë mundësi ma dha Zoti dhe tani kam arritur dhe gjëra që persona me sy dhe pa probleme fizikisht, kanë ënërr me i arrit. Falenderoj Zotin dhe personat që më ndihmuan të merrem me sport.
Një fat shumë i madh ishte se mua kur më ndodhi kjo ngjarje isha në Suedi se në Kosovë në atë kohë nuk kanë qenë mundësitë që janë sot”, u shpreh Fatmiri./abcnews.al