Partia Demokratike ndodhet prej muajsh në një situatë të vështirë, me demokratët që janë ndarë në dy kampe dhe duket se kështu do të futen dhe në zgjedhje. Megjithatë, ka dhe deputetë në PD që janë distancuar si nga Alibeaj ashtu dhe Berisha.
Deputeti i Vlorës Gëzim Ademaj dhe ai i Fierit, Nustret Avdullaj i janë bashkuar fushatës së Shpëtim Idrizit. PDIU ka deklaruar hapur se do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale të 14 Majit, pasi Berisha ka në koalicion Vangjel Dulen.
Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, dy deputetët demokratë të Fierit dhe Vlorës kanë zgjedhur që t’i bashkohen fushatës së Shpëtim Idrizit, duke qëndruar larg përplasjeve në Partinë Demokratike.
“Se bashku me Deputetin e Vlores Gezim Ademaj , Deputetin e Fierit Nustret Avdullaj dhe Drejtuesin e Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” Alket Veliu, takim me drejtuesit e fushates per zgjedhjet vendore ne Vlore. Pdiu e Vlores sic e theksoj nje nga qendrestaret ne vite nuk eshte as e majte e as e djathte por eshte me ÇAMERINE”, shkruan kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi.