Alibeaj thirrje kandidatëve të Berishës që të garojnë nën LOGON e PD-së

Aktualitet Politike
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajt ka mbledhur këtë të hënë Kryesinë e PD.  Gjatë kësaj mbledhje Alibeaj ne fjalën e tij është shprehur se fokusi i të gjitha zhvillimeve politike janë zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ai iu bën ftesë sërish kandidatëve të Primareve që të garojnë në logon e PD-së zyrtare, si dhe dalin  me kandidatë unikë.

Fjala e Alibeajt:

Siç deklaruam të premten në mbrëmje, vendimi i Gykatës së Apelit, përbën për  Partinë Demokratike, për të gjithë ne,  një moment të veçantë përgjegjësie për të rimarrë me energji të reja  kursin e forcimit, rritjes dhe fitores.

Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë, por jemi me të vendosur se kurrë  për t’ja dalë me demokratët pa dallim, me zgjedhësit tanë, me qytetarët shqiptarë, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë perëndimorë, me SHBA, vendet e BE-së, me Britaninë e Madhe.

Nga sot fokusi kryesor i  gjithë veprimtarisë  sonë politike  janë zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Me pjesëmarrjen, me kandidatët , me garën, me synimet dhe me rezultatet tona në këto zgjedhje duhet të nderojmë historinë  e Partisë Demokratike;

Të afirmojmë Partinë Demokratike si alternativa krysore e qendrës së djathtë demokratike, kombëtare, perëndimore dhe euro-atlantike në Shqipëri;

T’i japim pushtetit vendor fytyrën e alternativës sonë demokratike;

Të vendosim  dhe të synojmë objektiva  ambicioze, të  hedhim  bazat  e sigurta të fitores së madhe  në zgjedhjet parlamentare për  largimin e qeverisë së  korruptuar deri në palcë të Edi Ramës, dhe duke bërë realitet rrotacionin jetëdhënës të pushtetit që presin me etje të shpallur shumica e shqiptarëve.

Për këtë :

1-Në lidhje me kandidatët për këshilltarë bashkiakë:

Duhet të fillojnë menjëherë  nga puna duke ftuar demokratët dhe intelektualët  rreth saj  të shprehin interesin për të qenë pjesë e listës së këshiltarëve të PD-së  në bashkitë respektive.  Paralelisht, kjo Kryesi do të miratojë  një udhëzim të detajuar për mënyrën e zgjedhjes  dhe renditjes së tyre në mënyrë demokratike dhe të  drejtë.

2- Në lidhje  me kandidatët për kryetarë  të bashkive;

Në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet  që kanë prodhuar  primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021,  votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjerë,  i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip  ndaj  gjithë prurjeve në fjalë,  në menyrë eksplicite  ndaj kandidatëve demokratë të  primareve gjithashtu, me synim daljen me  kandidatë unik.

3-Në lidhje me aleancat;

PD merr përsipër ti prijë ndërtimit të  një Aleance sa me të gjerë të mundshme të gjithë partive të qendrës së djathtë, me synim maksimizimin e votave të një të djathtë plurale  ku secili subjekt zhvillon indentitetin  e vet poltitk brenda korrnizës përbashkuese të vlerave demokratike, kombetare dhe Perëndimore.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?