Do ta mbarojmë punën”, ky ishte slogani i ish-presidentit Amerikan Donald Trump në konferencën e konservatorëve që u zhvillua dje në afërsi të Uashingtonit.
“Do të mbyll konfliktin në Ukrainë dhe do të shkojmë mirë me Putin”, ishte një prej premtimeve, pas kritikave ndaj Joe Biden dhe djalit të tij Hunter, të cilësuar si kriminelë. Trump deklaroi se me të Rusia nuk do të kishte sulmuar kurrë Ukrainën, dhe paralajmëroi votuesit republikane se ai është kandidati i vetëm i partisë që mund të shmangë Luftën e Tretë Botërore.
Total 0 Votes
0
0