Virologu rus Andrei Botykov , i cili kishte kontribuar në zhvillimin e vaksinës Sputnik-V kundër koronavirusit, u gjet i mbytur me një rrip në banesën e tij.
Trupi u gjet dje të enjten brenda banesës së shkencëtarit, në veriperëndim të Moskës, raporton Daily Mail.
Botikoff ishte një studiues i lartë në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë dhe kishte punuar gjithashtu në Institutin Shtetëror të Virologjisë.
Ai ishte shpërblyer me një medalje për kontributin e tij në krijimin e vaksinës Sputnik V. Ndërkohë i dyshuar për vrasjen e tij është arrestuar një 29-vjeçar, Alexei Zmanovsky.