Vrasësi i 3 grave në Tiranë: S’jam i penduar, i kam bërë më koshiencë krimet

Aktualitet

I prerë dhe gjakftohtë, autori i masakrave në tiranë, Dan Hutra ka folur sërish nga gjykata ku ka pohuar se nuk pendohet për krimet e tij. Ai vra para dy ditësh 3 gra dhe plagosi 3 të tjera.

“Nuk jam i penduar, i kam bërë më konshiencë krimet. Jam dënuar pa faj për dhunën në familje, nuk e kisha prekur. I kërkoj drejtësisë; mos dënoni njerëz të pafajshëm, për të mos mbërritur në masakra të tilla.”, tha Hutra.

40-vjeçari dy ditë më parë, bëri masakër në banesën e ish-partneres së tij, Elena Hysa, duke i vrarë motrën dhe kunatën dhe e plagosi atë bashkë me nënën e saj. Po ashtu ai vrau me armë dhe motrën e kundërshtarit të tij, Elteva Kurti si dhe plagosi të dashurën e tij në Astir, në tentativë për ta vjedhur.

Kujtojmë se në dëshmitë e tij të para ai ka thënë se vrasjet i kishte të planifikuara që kur ishte në burg. “Vrasjet i kisha të planifikuara që në burg”, mësohet të ketë thënë ai kur u arrestua. Ndërkohë bëhet me dije se autori ishte i vendosur për këtë kryer këto ngjarje të rënda që në momentin kur Elena dhe familja e saj e kishin kallëzuar këtë të fundit për dhunë dhe kërcënimet e kryera nga ky i fundit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?