U kap duke vjedhur pula, ndërron jetë te “Trauma” 52-vjeçari nga Kuçova

Aktualitet

Ka ndërruar jetë 52-vjeçari, i cili u dhunua nga pronari i një banese, teksa po tentinte të vidhte pula.

52-vjeçari Lefter (Krenar) Brisku ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, 6 ditë pas ngjarjes.  Kujtojmë që disa ditë më parë 52-vjeçar ka shkuar në një banesë për të grabitur pulat, por që është pikasur nga pronari i shtëpisë.

Brisku është kapur nga pronari i shtëpisë me një thes me pula që i kishte vjedhur në kotec, ndërsa më pas ka ndërhyrë djali i këtij të fundit, 20-vjeçari me inicialet B.Sh,e ka dhunuar.

52-vjeçari nga dhuna mori fraktura të shumta në kokë. Gjëndja e tij ishte e rëndëuar, ndërsa sot ka ndëruar jetë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?