Këto ushqime nuk duhet ti ringrohni në mikrovalë

Shendet

Pavarësisht se sa e shijshme dhe i shëndetshëm është ushqimi që e keni përgatitur, ai mund t’i humb vlerat e veta ushqyese, e gjithashtu mund t’ju helmojë nëse e ri-nxehni në mikrovalë.

Këto janë disa nga ushqimet të cilat duhet t’i hani menjëherë si të gatuhen dhe në asnjë mënyrë nuk duhet t’i ri-nxehni prapë:

Selino

Selino është përbërës i mahnitshëm për supë, por vetëm deri në momentin kur nuk e nxehni në mikrovalë. Selino përmban nitrate të cilat shndërrohen në nitrite toksike dhe nitrosamine kanceroze pasi ta ri-nxehni.

Spinaqi

Shumë njerëz që ushqehen shëndetshëm, e fusin spinaqin në shujtat e tyre ditore sepse përmban shumë vitamine dhe minerale. Por, njëjtë sikurse selino, edhe spinaqi është i mbushur me nitrate të cilat shndërrohen në nitrite dhe nitrosamine pasi t’i rinxehni.

Vezët

Këtu duhet të keni kujdes të gjithë: pasi t’i ri-nxehni vezët, ato bëhen toksike. Prandaj, konsumoni vezët të ftohta nëse i keni zier ose gatuar pak minuta më parë, por në asnjë mënyrë mos i fusni në mikrovalë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?