Meta i prerë për Ramën: Jep dorëheqjen, qytetarët të ndërgjegjësohen

Politike

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka lënë ambientet e selisë për t’ju bashkuar protestës së opozitës.

I pari që doli nga selia ishte Sali Berishës, dhe pak pas tij drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, aty ku janë mbledhur qindra protestues u nis edhe Ilir Meta.


Për mediat Meta i bëri thirrje të prerë kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen  si dhe qytetarët të ndërgjegjësohen pasi sipas Metës në këtë mënyrë qeveria po tregon se do të shkallmojë sigurinë juridike të çdo qytetari duke goditur Kushtetutën.

“Nuk kam asnjë thirrje, vetëm qytetarët të ndërgjegjësohen sepse në këtë mënyrë kjo qeveri bandë po tregon se do të shkallmojë sigurinë juridike të çdo qytetari duke goditur Kushtetutën”, tha ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?