Lirohet nga burgu “i forti” i Shkodrës, Safet Bajri

Aktualitet

Është liruar nga burgu i Fierit, Safet Bajri alias Rustemi, i cili vuante një dënim prej 9 vite burgim të dhënë nga drejtësia Belge.

Vendimi për lirimin e Bajrit nga qelia është marë para 1 muaji nga gjykata e Fierit, e cila ka pranuar kërkesën e Bajrit për lirimin e tij me kusht. Sipas vendimit të gjykatës Bajri, ka vuajtur më shumë se 2/3 e dënimit në burg dhe gjatë kohës së izolimit nuk ka pasur masa disiplinore nga drejtoria e burgjeve.Prezencën e Safet Bajrit, jashtë ambjenteve të burgut, e ka ekspozuar dhe Atdhe Xheravina në profilin e tij në “Instagram” duke shkruar: “…Mirëseerdhe në mesin tonë vlla Safet Bajri 123…”


Bajri u dënua me 9 vite burgim nga Drejtësia Belge, për akuzën e “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Organizatës kriminale”, “Vjedhje në rrethana rënduese”.

Por kjo masë dënimi u vuajt nga Ilir alias Safet Bajri në burgjet Shqiptare, pasi gjykata e Shkodrës vendosi të njohë dënimin e drejtësisë Belge dhe më pas ta lerë në fuqi atë. I konsideruari si i forti i Shkodrës,  ai u ndalua nga RENEA në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Oaz”, të zhvilluar nga prokuroria e Shkodrës.

Bajri konsiderohet si person me precedentë penal dhe pjesë e grupit “Bajri” në Dobraç të Shkodrës.

Total 2 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?