Anëtari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Julian Deda, ka folur pak para nisjes së protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
I bindur Deda tha se protestat do të vazhdojnë për të vënë me shpatulla pas muri mazhorancën.
Ndërkohë, sa i përket vendimit të Gjykatës për vulën e Partisë Demokratike, ai tha se shumica e demokratëve kanë vendosur që Sali Berisha të jetë lideri dhe Gjykata duhet t’iu bindet.
“Unë them atë që ndiej për këtë protestë, mendoj se unë kam ndjesi shumë të mira, pjesëmarrja do të jetë masive qytetarët po mblidhen në disa pika. Është krejt normale që në të protestojmë sot pas kaq viteve me këtë shtet grasosh, shteti të rrëshket nga duart, sikur ti merrte këto masa kundër krimit do ishim krejt ndryshe sot.
Kundër kujt po i merr këto masa shikoj policët që po ngrohen në diell, jemi në një shtet që merr në çdo masë për të parandaluar një protestë paqësore dhe nuk merr masa që ti rrisë mirëqënien këtij vendi, është normale që të protestohet. A ka konsum ky vend ky kryeministër.
Si mund ti besosh shumicën socialiste njerëzit po dalin të shprehin dufin e vet si e interpretojnë ata janë mjeshtra për ta bërë fikun molë, sot e di që është vendimi po për ne ka pak rëndësi këtu nuk jemi për të bërë presion por të vazhduar një seri protestash revolucioni me të cilat ne mendojmë që do ta vëmë me shpatulla pas muri këtë mazhorancë”, tha Deda.