Bylykbashi: Na përjashtuan nga zgjedhjet, ndaj gjykatës u ushtrua presion

Politike

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka koemntuar vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila vendosi që çështja për vulën e Partisë Demokratike të kalojë për rigjykim në Shkallën e Parë.

Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi u shpreh se ndaj gjykatës u ushtrua presion dhe se ky vendim u mor që të përjashtoheshin nga zgjedhjet.

Me një presion që ka vazhduar gjatë gjithë kësaj kohe dhe ishte edhe sot në sallë presioni mbi gjykatën, është vendim për përjashtimin e opozitës nga zgjdhjet. Nuk ka asnjë kuptim tjetër.

Është një vendim që haptazi ka thyer çdo rregull që deri më sot ka vendosur jo vetëm legjislatori, por edhe jurisprudenca, duke pranuar ankimin e një pale, e cila nuk përbën as minorancë në PD, por i ka shërbyer gjatë gjithë kësaj kohe vetëm një qëllimi, përpjekjes së Edi Ramës që të mos ketë përballë një opozitë të vërtetë”, theksoi ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?