Ambasada amerikane paralajmëron qytetarët amerikanë që të shmangin tubimet e mëdha pasi këto ngjarje mund të jenë potencial i mundshëm për të përçuar dhunë.
“Është planifikuar të zhvillohet një protestë para godinës së Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Protestat mund të çojnë në dhunë të mundshme. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, njofton Ambasada Amerikane.
-
- Çfarë pritet të ndodhë sot?
Kujtojmë që dita e sotme do të jetë vendimtare për opozitën dhe veçanërisht Partinë Demokratike.
Gjykata e Apelit pritet që të vendosë mbi “vulën” e Partisë Demokratike nëse do të jetë në duart e kreut aktual të demokratëve, Sali Berishës apo do t’i shkojë Enkelejd Alibeaj i cili është akuzuar nga pjesa e madhe e demokratëve të bazës si i “shitur” tek Edi Rama.