44-vjeçari thyen urdhrin e mbrojtjes dhe shkon rreh ish-gruan (EMRI)

Aktualitet

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se 44-vjeçari, Fehmi Duriçi ka thyer urdhrin e mbrojtjes dhe në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Ai rezulton i dënuar edhe më parë për dhunë në familje, ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Kreu veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, vihet në pranga 44-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.D., 44 vjeç, banues në Bulqizë( i dënuar më parë për Dhunë në familje). Ky shtetas ka thyer urdhërin e mbrojtjes që kishte ish-bashkëshortja e tij dhe në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?