Sot në Kuvend, Rama përballë opozitës për çështjen e McGonigal

Aktualitet Politike

 

FotoArkiv/ Edi Rama ne Kuvend

 

Një seancë maratonë do të zhvillohet ditën e sotme në Kuvend, ku do të ketë mocion me debat, interpelancë dhe pyetje për çështjen e McGonigal.

Kryeministri Edi Rama do jetë i pranishëm në seancë, ku do përballet me një sërë pyetjesh nga opozita sa i përket çështjes së shumëpërfolur të McGonigal.


Në këtë seancë minutazhi për diskutim është 750 minuta për PS, 350 për PD, 70 minuta për grupin parlamentar ‘Aleanca për ndryshim’, 80 minuta për ‘Drejtësi dhe Integrim’, 30 minuta për Partinë e Lirisë dhe e njëjta kohë do të jetë në dispozicion për deputetët e PSD.

Po kështu nga 10 minuta do të kenë edhe deputetët që janë mbështetës të Sali Berishës. Kjo seancë do të rikthejë edhe deputetët që janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi për shkak të shkeljes së etikës.

Kujtojmë që kjo është një seancë e shumë kërkuar nga opozita, pasi ata nuk kanë lënë që të zhvillohet normalisht seancat e mëparshme, pasi bllokonin foltoren dukenkërkuar që Rama të ishte prezent dhe të jepte llogari për çështjen e McGonigal.

Rendi i Ditës:

Në mbështetje të Urdhrit nr. 13, datë 28.2.2023 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita

Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 23.2.2023.

(Neni 44, pika 2 e Rregullores)

  1. Njoftime.

(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

  1. Debat sipas vendimit të Kuvendit nr.11, datë 16.2.2023 “Për caktimin e datës dhe

kohës për debatin për çështjen “Mc Gonigal””. Mocion, Interpelancë, Pyetje.

(Neni 89, 90, 97, 98, 99 i Rregullores së Kuvendit)

Diskutime.

Përsa më sipër, minutazhi për diskutimet është si vijon:

– Grupi parlamentar i Partisë Socialiste 750 minuta

– Grupi parlamentar i Partisë Demokratike 350 minuta

– Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” 70 minuta

– Grupi parlamentar “Drejtësi dhe Integrim” 80 minuta

– Deputetët jashtë grupeve parlamentare:

 Partia e Lirisë 30 minuta

 PSD 30 minuta

 Sali Berisha 10 minuta

 Albana Vokshi 10 minuta

 Edmond Spaho 10 minuta

 Flamur Noka 10 minuta

 Luan Baçi 10 minuta

 Oerd Bylykbashi 10 minuta

 Tritan Shehu 10 minuta

 Belind Këlliçi 10 minuta

 Agron Shehaj 10 minuta

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?