Rama për “McGonigal”: E kam takuar në restorante, por…

Politike

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvend ka akuzuar opozitën se është kjo e fundit ajo që ka marrë paratë ruse.


I ndalur tek çështja McGonigal, ai e ka quajtur absurd faktin për kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor, teksa shtoi se ka zhvilluar takime nëpër restorante, por se sipas tij është absurde të thuash se kjo e kompromenton atë.Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

“Gëlon shënjtan budallëku, pisllëku dhe maskarallëku. Foltore më foltore, kanal më kanal rrjet më rrejt e filxhan më filxhan e kanë mokolepsur tërë shoqërinë. Kjo nuk është politika, por versioni i turpshëm. Politika është diçka tjetër, e lartë dhe e dobishme. Mbase unë do ta kem të pamundur të mos i kap drutë siç i do mushka në fushatat e elektorale për ju. Më  e keqja rrallë e për mall se do të jem shumë i angazhuar. Rikthehem tek personi A, B,C e me radhë, përsëritet ditë natë kryeministri përsëritet 14 herë në aktakuzë. Por aktakuza vetë çfarë thotë? Personi B operonte si këshilltar jo zyrtar i kryeministrit.

Dorian Duçka ishte si këshilltar i jashtëm në ato vite. Po krimi apo komprometimi ku është ? Ish-shefi i kundër-inteligjencë në New York më ka thënë të jemi të kujdesshëm lidhur me shoqërinë ruse, por ku është komprometimi apo krimi në këtë fakt? Dhuratat simbolike shkëmbehen rëndom kur bëhen vizita. Në rastin në fjalë drejtori më dhuroi një kapele e kam edhe sot në zyrë. Unë vetë lexoj aktakuzën dhe citoj të gjitha 14 herë ku sipas jush. E kam thënë kur e kam pyetur muaj më parë, ku është krimi apo komprometim për të mbajtur një marrëdhënie me shefin e kundër-inteligjencës së FBI-së. Ai është takuar me mua në Shqipëri, krimi dhe komprometimi ku është? Aktakuza nuk flet për asnjë bisedë, por thotë këto që po lexoj unë. Bisedat imagjinare pastaj janë një gjë tjetër. Në nëntor , se mbaj mend por në 20 nëntor m McGonigal u takua me kryeministrin e Shqipërisë., thuhet.

E vërteta është se Shefi i FBI nuk më ka thënë kurrë dhe nuk ia kam kërkuar, se e di mirë kufirin etik mes pozicionin të kryeministrit dhe zyrtarëve të lartë të shteteve të tjera. Por pyetja që unë shtroj ku është kompromenti. Pra është një narrativë sa halucinante aq edhe qesharake për mënyrën se si funksionojnë shtetet.

Në parlamentin e shtetit është një byrektore që gjizën e merr nga unë, brumin nga Sorosi, dru për furrën nga persona me nga Tropoja dhe pasi sekretari i Shtetit i jep zjarr, byreku piqet dhe helmon noçkën e vizionit opozitar. Si mundet të imagjinojë njeriu, SHBA-në si një byrektore!?

Tek Lana e marrëzisë do të mbytesh, të zezat e tua janë të zezat e të gjithëve dhe përpiqesh me tërbim të bëhesh litar në qafën e tyre. Kërkon të bëjë revolucion për të shpëtuar Amerikën. Keni 2 muaj që kërkoni , ke je ku je?

Jemi tek hera e 9 pika e 37  faqa 8. Në Shqipëri e ftoja unë atë, dhe në New York më ftonte ai mua, dhe ku është këtu kompromentimi? Këtu flitet për të akuzuarit që nuk ka bërë sipas tyre detyrën e tij, po ku hyn këtu krimi dhe kompromentimi im? Ta dini ju sa takoj unë nëpër restorante kur shkoj jashtë shtetit duhet të bëni Komision javë për javë. Bëni dhe një Komision për Rudën se në restorant e kam takuar.

Nuk kishit asgjë tjetër lidhur me këtë përveç informacioneve të dala në media, po ti kishim si do i mbanim të fshehura? Luli nuk i merrte vetë paratë ruse, por ia merrte tutori. Po të kisha informacion, do t’i kisha përcjellë kudo që të mundja. Problem për vendin do të ishte sikur unë të kisha informacion se rusët hidhnin para për birra dhe çadra për të rrëzuar qeverinë dhe të mos reagoja.

Dëgjova që artistin Lulzim kërkonte të vërtetën. Cilën të vërtetë doni? Rusët i kam shpikur përmes një informacioni dezinformuar, që nga zyra ime i është një persona A, nga Tropoja. Ju doni që shqiptarët të ngrihen në revolucion duke besuar tërë këtë përrallë të fuqisë time penetruesë në sistemin amerikan duke i barë ata barkderra të lëviznin. Ju qofshi, zoti i ndihmoftë ata që ju vijnë….Apo thoni dhe një tjetër: Kam tradhtuar kombin sepse desha të eliminoj këta që eliminohen vetë çdo ditë ka 10 vite.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?