Kryeministri Edi Rama po mban fjalën në Kuvend, ku po flet në lidhje me akuzat e shumta që opozita ka hedhur drejt tij për çështjen e McGonigal.
Rama u shpreh se SHBA nuk ka asnjë akuzë zyrtare ndaj tij dhe qeverisë shqiptare. Rama në fjalën e tij nuk ka kursyer as ofendimet për opozitën apo edhe ironitë.
“Prej javësh në Shqipëri ka shpërthyer një kanal ujërash të zeza në një përpjekje për të shfrytëzuar politikisht një proces gjyqësor në SHVA që nuk ka asnjë lidhje me shtetin shqiptar, me qeverinë e Shqipërisë apo me mua personalisht. Çfarë ka ndodhur konktretisht: Një ish zyrtar i FBI akuzohet për një bashkëpunim të paligjmshëm me oligark rus. Prokurorët sipas tyre kanë pikasur edhe një sërë shkeljes që lidhet me udhëtimet në vendin tonë, ku në akt akuzë thuhet se ai ka ardhur edhe në Shqipëri dhe është takuar me mua.
Aktakuza thotë se ai nuk i ka deklaruar takimet me mua dhe ka marrë edhe para borxh. Në aktakuzë gjithashtu flitet edhe për çështjen e hetimeve të parave ruse në PD. Procesi nuk ka asnjë të akuzuar tjetër përveç personit. Kaq janë faktet. Por pavarësisht një hetimi të gjatë që unë kam marrë vesh vetëm kur ka dalë në media, nuk ka asnjë akuzë ndaj meje përveç raportimit korrekt të takimeve me mua.
Ju dihet, shquheni për këto nisma dhe as nuk i ngatërron me dikë tjetër. Janë po ata që kush ishin në pushtet i kanë bërë të gjitha të zezat për të cilat na akuzojnë natë e ditë. Jo vetëm që nuk ka shumë shpjegime po asund nuk kam ardhur e nuk vijë më për ta.
Do vi sa herë të jetë nevojë për ata që më kanë zgjdhur dhe për deputetë që sot nuk mund ti lija vetëm për këtë mocion absurd. Në formën e një marrëzie të cilët do tua refuzonin si një shthurje delirate të fantazizë njerëzore. Përpara se të fillonte që nuk do ta furnizoj më zjarrin e përitshmë pa ndalim drejt zhurmës. Nuk kam dëshirë të armatosem me fjalorin e ulët të kësja politike.
Fatkeqësish jamë përshirë me zell dhe me zjarre dhe kështu jam bërë edhe unë pjesë e asaj mase të errët e keqja vjen nga e keqja që i ka terrorizuar njerëzit me politikën që e mendojnë si një jashtëqitje e madhe e vëndit e ndarë përgjysëm”tha Rama ndër të tjera.