Noka pyet Ramën: “Çfarë kurdise kur darkove me McGonigal? ”

Aktualitet Politike

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha në seancën e sotme plenare se  kryeministri Edi Rama duhet të sqaronte para shqiptarëve lidhjet e tij me ish-zyrtarin e FBI Charles McGonigal.

Ai iu drejtua maxhorancës duek thënë se nuk kanë shanse që të ndryshojnë Kushtetutën për të mbrojtur Ramën. Deputeti demokrat iu bëri qytetarëve që të bashkohen nesër në protestë, për t’i treguar kryeministrit se koha e tij ka mbaruar.

Noka: Këto para 225 mijë dollarë që Neza ia dhe në një parking McGnongalit, për cfarë ia dhanë, për të  eleminuar opozitën? Për këto duhet të flasë Rama. Duhet të sqaroje pse nuk ishin njoftuar institucionet e SHBA për takimin me zyrtarin e lartë, pse e takove, cfare bisedove, cfarë kurdise, kush e rekrutoi njëro-tjetrin? Ai mendon se do t’i shpëtojë drejtësië amerikane, dhe telefoni i Ramës është i zbërthyer atje.

Rama ka mbaruar politikisht. Duhet të japë llogari këtu para shqiptareve se në Amerikë do shkojë. Çfarë biseduan kur darkuan me Mcgonigal? Rama sot ishte një kufomë politike.  Shansi që të mohioni të drejtën për komision hetimor e keni zero. Ju nuk mund të ndryshoni Kushtetutën për të mbrojtur Edi Ramën. Nesër i bëj thirrje çdo shqiptari në ora 12 në bulevard, për t’i thënë këtij anti-shqiptari dhe anti-amerikani, koha jote ka mbaruar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?