Deputeti Gazment Bardhi, deklaroi se kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje dhe se sipas tij përdori vetëm metafora dhe një lumë akuzash ndaj opozitës shqiptare.
“Siç e patë erdhi foli 45 minuta nuk tha asgjë dhe iku. Mori thjesht një lumë metaforash, sharje ndaj opozitës dhe asnjë sqarim për vendimin e drejtësisë amerikane. Kur ka akuzë për të nga drejtësia amerikane, na thotë prisni drejtësinë amerikane. Sa kohë është kryeministër fshihet pas imunit diplomatik, e për ti bërë shqiptarëve transparencën e nevojshme do të duhej të ishte larguar nga karrigia e kryeministrit dhe të lejonte drejtësinë amerikane të hetonte. Ç’ishte gjithë kjo dashuri e madhe mes shefit të FBI-së dhe Ramës. Çfarë e lidhte shefin e FBI me një kryeministër të një vendi të vogël si Shqipëria. Është e njohur se vetëm oligarku rus Deripaska dhe Edi Rama kanë korruptuar një shef të FBI. Njëri në biznes dhe tjetri në politikë. Ish-shefi i FBI pritet të dënohet. Nëse prisnit që sot Rama të jepte shpjegime besoj se e kuptuat që në këtë çështje të sillej si i pandehur. Ky kryeministër ka kaluar çdo vijë të kuqe”, tha Bardhi
Gjithashtu ai theksoi se rastin e përdor për politike ditë duke harruar se po dëmton vendin.