Aksidenti tragjik në Greqi, qeveria shpall 5 marsin ditë zie

Aktualitet

Qeveria shqiptare ka vendosur që dita e dielë, 5 mars, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e aksidentit tragjik në Greqi, ku mbrëmje ne së martës dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke lënë të vdekur 57 persona si dhe mbi 100 të plagosur.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook”.

Rama shkruan se tragjedia e Greqisë është edhe tragjedia jonë, dhimbja për jetët e humbura në aksidentin e tmerrshëm është edhe jona.

“Tragjedia e Greqisë është edhe tragjedia jonë, dhimbja për jetët e humbura në aksidentin e tmerrshëm është edhe jona dhe ky është një nga ato momente jetësore, kur një humbje e madhe tek fqinji të tregon më shumë se sa njëqind gëzime që jetët tona janë të ndërlidhura pazgjidhshmërisht, e se duhet të bëjmë çmos që t’i bëjmë ato sa më të mira, duke bashkëpunuar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin🇬🇷❤️🇦🇱

Ditën e dielë Shqipëria do të nderojë me një ditë zie viktimat e tragjedisë, duke u bashkuar simbolikisht me Greqinë mike me flamurin kombëtar të ulur në gjysëm shtize”, thuhet në njoftim.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?