Spektakolare, Juventus përmbys Torinon dhe triumfon

Sport

Derbi spektakolar mes Juventusit dhe Torinos në Serie A, sfidë kjo që përfundoi 4-2 për skuadrën e Allegrit .

Ekipi i Juric tregoi se e kishte seriozisht në këtë sfidë me golin që në minutën e dytë, me Karamoh. Përgjigja e bardhezinjve do vinte brenda çerek ore lojë, me Cuadradon.

Në të 43-tën, Sanabria do ndëshkonte “Zonjën e Vjetër”, por gëzimi është i përkohshëm, pasi Danilo vendosi ekuilibrat. Juventus do siguronte fitoren në 20 minutat e fundit, pas golave të Bremer dhe Rabiot.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?