Nuk jam penduar. Vrasjet i bëra se desha”

Aktualitet

Zbardhet dëshmia e vrasësit Dan Hutra pas arrestimit në Policinë e Tiranës.

Hutra nuk ka shfaqur asnjë emocion dhe për më tepër asnjë shenjë pendese. Madje ai mësohet të ketë deklaruar se vrasjet i ka kryer me paramendim.

“Nuk jam penduar. Vrasjet i bëra se desha”, ka deklaruar Hutra në momentet e para të shoqërimit në polici.

Në orën 12:15 të ditës së sotme, Hutra plagosi 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në rrugën “Teodor Keko” në mbikalimin e Pallatit me Shigjeta.

Pas kësaj autori u largua me makinë dhe rreth orës 12:35 ka shkuar në Kodër Kamzë në banesën e ish-bashkëjetueses, ku ka vrarë Mevlute Hysa 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses), si dhe ka plagosur Elena Hysa, 35 vjeçe ish-bashkëjetuesja e autorit të dyshuar dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj.

Pas kësaj, Dan Hutra ka lëvizur në rrugën e Arbrit, Bathore, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja” dhe rreth orës 12:48 ka ndaluar tek banesa e familjes Kurti ku ka vrarë Etleva Kurti 31 vjeç, e cila u gjet e vdekur në oborrin e banesës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?