“E dini që kjo është një thirrje e PD por jo një cështje e PD, dje u njohët dhe me vendimin e qeverisë e cila në mënyrën më arbitrare tashmë ka vënë syrin të gjithë banesave dhe pallate që janë ndërtuar mbi 59 vjet e jo për arsye sigurie po për arsye të ushqimit të klientelës së saj të oligarkëve me ndërtime dhe kulla të reja në vendet më të mira të Tiranës duke ofruar një pasiguri totale për të gjithë qytetarët. E njëjta skemë si në të gjithë vendet e tjera të qytetit. Pa asnjë dyshim diskutim që manifestimi i 3 marsit ishte në fokus dhe do të jetë një manifestim i jashtëzakonshëm në mbrojtje të lirisë”, tha Meta.
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir ka zhvilluar një komunikim për mediat duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po u grabit pronat shqiptarëve.
Gjatë fjalës së tij, Meta theksoi se si pretekst po përdoret gjoja si shkak tërmeti por sipas tij janë vendosur në shënjestër pronat që ndodhen në qendër të Tiranës.

Janë vënë në shënjestër pronat që ndodhen në qendër të Tiranës, sepse ndërtimet në këto zona sigurojnë fitime marramendëse, ku pastrimi i parave të korruipsionit të kryehet pa asnjë pengesë. Sulm brutal mbi qytetarët dhe pronat e tyre’, u shpreh Meta.
Gjatë fjalës së tij, Meta theksoi se si pretekst po përdoret gjoja si shkak tërmeti por sipas tij janë vendosur në shënjestër pronat që ndodhen në qendër të Tiranës.