Berisha: Nesër në Kuvend do të tregojmë me fakte lidhjet e Ramës me McGonigal

Politike

Sali Berisha ka zhvilluar një takim këtë të mërkurë me grupin parlamentar të PD, duke disktuar detaje se çfarë do të ndodhë nesër në kuvend, kur edhe është caktuar mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama, lidhur me çështjen e McGonigal.

Lideri demokrat u shpreh se në seancën e nesërme, opozita do të tregojë të gjitha faktet që lidhin Ramën me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal.


Berisha: Unë kam bindjen se nesër në parlament, atij do t’i numërohen në sy një për një, e gjithë veprimtaria supermafioze me akte të veçanta që ka kryer me një tradhtar të kombit amerikan, të cilit i ishin besuar detyrat më të larta në fushën sensitive të sigurisë së SHBA.

Shqiptarët duhet të njihen me qindra denoncime të mediave amerikane botërore në të cilat dilnin tre personazhe të zeza, Oleg Deripaska, McGonigal tradhtar i SHBA dhe Edi Rama supermafioz që e kontrakton atë si vrasës me pagesë të opozitës shqiptare dhë që shndërron Tiranën në epiqendër të gjobave që McGonigal dhe Ducka e Neza prisnin ndaj biznesmenëve shqiptarë.

Debati nesër ka një interes të jashtëzakonshëm kombëtar dhe ndërkombëtar, ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithcka ta pasurojmë me cdo element të veprimtarisë së Ramës e McGonigal në Shqipëri.

Duhet të hetojmë përfitimet direkte të këtij grupi mafioz, me veprimtarinë e tyre mafioze në Tiranë. Duhet hetuar, listat e shpërndara në të cilat dalin qartë emrat e Ramës, Bashës etj. Afera është një aferë e pashembullt, kalon nga përpjekja për asgjësimin e opozitës te lobimi për kompani të tjera pro ruse.Shumë e rëndësishme që shqiptarët të mësojnë të vërtetën nesër.

Rama i mashtroi shqiptarët, mori në mbrojtje të hapur McGonigalin. Ai tha bënte punën e FBI në Tiranë, kur u pyet cfarë bënte në restorantet e Tiranës, pra puna për të pre gjpba. E u shpreh se ai nuk ka prerë gjoba. U shndërrua në një avokat të tij me moton “mos më shit se nuk po të shes”. Ai do marrë dënimin në vendin e tij, Edi Ramën e pret i njëjti dënim në Shqipëri.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?