Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për 5 persona të cilët shisnin varre në varrezat e Tufinës.
Pretenca për:
Alban Ajazi, “ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe korrupsion pasiv”, dënimin me 2 vite burgim. përfundimisht 1.4 me gjykim të shkurtuar
Bujar Lica, “ushtrim I ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dënimin me 1 vit. për shkak të gjykimit të shkurtuar 9 muaj burg
Gazmend Daja, me detyrë punonjës varrezave Tufinë pranë Agjensisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë, ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe korrupsion pasiv”, dënimin me 2 vite burgim. përfundimisht 1.4 me gjykim të shkurtuar
Latif Shehu – me detyrë përgjegjës Sektori I Varrezave Tufinë në Agjensisë e Shërbimeve Funerale akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv, dënimin me 2 vite burgim. përfundimisht 1.4 me gjykim të shkurtuar
Fatjon Gjonaj, ndërtim I paligjshëm (po ndërtonte varr) dënimin me 6 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar 4 muaj burgim dhe pezullimin e dënimit dhë vënien ne provë për një periudhe prej 8 muajsh.
I pandehuri Eliodor Ndini, Drejtori i varrezave të Tufinës dhe Endri Milla po gjykohen në një proces të ndarë, pasi nuk kërkoi të përfitonte nga procedura e përshpejtuar. Sipas prokurorisë, Ndini në bashkëpunim me të tjerë kërkonin nga qytetarët nga 50 deri 200 mijë lekë të reja për një vend në varreza.