Berisha: Historia do na dënojë nëse nuk e shporrim Ramën

Politike

Vetëm 3 ditë para vendimit të Gjykatës për vulën e PD dhe protestës së thirrur nga opozita në po të njëjtën datë, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për mobilizim.

Përmes një postimi në “Twitter”, Berisha thekson se do përdorin ccdo mjet të mosbindjeve civile për të larguar regjimin.

Sipas Berishës nuk do të ketë dënim më të madh “që do i bëjë historia” në qoftëse nuk largojnë kryeministrin Edi Rama.

“Do jemi në betejë, duhet të bëjmë gjithçka me pasion, me sakrifica. Ne do përdorim çdo mjet të mos bindjes civile për t’i shkurtuar ditët dhe për të përmbysur qeverinë. Ky regjim është më i egër se çdo pushtim që shqiptarët kanë njohur në histori.

Ky regjim me politikat që ka ndjekur, me varfërimin masiv të shqiptarëve, me shndërrimin e votës në një letër pa leve ja u ka nxirë jetën shqiptarëve. A mundet ne ta pranojmë për kryeministër një njëri që vjedhj shqiptarët, i varfëron, i mjeron dhe i degdis në dhera të tjera? Nuk ka dënim më të madh që do na bëjë historia ne në qoftë se nuk e shporrim atë dhe regjimin e tij”, thotë Berisha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?