Një 23 vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia greke, pasi iu gjetën 53 kilogram lëndë narkotike, marijuanë. I riu shqiptar është arrestuar në flagrancë gjatë një operacioni të Policisë greke në një zonë pyjore në Kostur.
Në momentin e ndalimit ai mbante në krahë dy çanta të cilat përmbanin 50 pako me 53 kilogram marijuanë. Droga kishte destinacion “tregun” në Athinë.
Së bashku me çantat atij iu sekuestruan dhe 2 celularë me 2 karta SIM, si dhe para shqiptare.
Total 0 Votes
0
0