‘McGonigal’ në Kuvend”, PS ‘bëhet gati’ për përballje! Balla: Mezi po e presim.

Aktualitet Politike

Balla: • Partia Socialiste është duke u përgatitur për seancën parlamentare të së enjtes, ku kryeministri Edi Rama do të paraqitet për herë të parë përballë opozitës për t’u përgjigjur pyetjeve në lidhje me çështjen McGonigal. • Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, kreu i grupit të PS, Taulant Balla tha se PS është gati dhe mezi pret të “thotë disa të vërteta” ndërsa i bëri thirrje opozitës të mos shmanget. •

Seanca e të enjtes pritet të jetë një seancë maratonë dhe Balla tha se mocioni për debat ka në dispozicion 24 orë për të marrë kohën të gjithë deputetët në sallë. • Balla foli edhe për kandidimin e Fredi Belerit në bashkinë e Himarës dhe tha se ky është një turp për Partinë Demokratike. • Ndërkohë për deklaratat e ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj në “Opinion” dhe për zërat se mes tij dhe kryeministrit ka një përplasje, Balla tha se “çfar ënuk kam dëgjuar këto kohë”, duke refuzuar të përgjigjet. • Kreu i grupit të PS, ceku edhe çështjen e mandatit të ministres së Jashtme Olta Xhaçka dhe miratimin e kërkesës së PD për të shqyrtuar sa më parë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe tha se ky vendim do të shqyrtohet nga Këshilli i Legjislacionit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?